• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forcat amerikane sulmohen sërish në Sirinë Lindore

Forcat amerikane sulmohen sërish në Sirinë Lindore

 Uashington 30 tetor 2023 (MIA) - Një grup i armatosur pro-iranian e mori përgjegjësinë për sulmin raketor mbi bazën ushtarake të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Sirinë lindore, njoftoi DPA.

"Rezistenca Islamike në Irak" tha se lëshoi raketa mbi "bazën e okupuar Koniko"

Organizata joqeveritare Obsevatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se katër raketa janë gjuajtur mbi bazën amerikane në fushën e gazit Koniko. Sulmi ishte bërë nga "zonat nën ndikimin e forcave të regjimit dhe milicive aleate të tyre pro-iraniane" dhe përkoi me ardhjen e përforcimeve ushtarake nga forcat e koalicionit ndërkombëtar, raportoi BTA.

Nga Organizata joqeveritare njoftojnë se në rajonin e bazës ushtarake u dëgjuan shpërthime, të cilat e detyruan kolonën usharake të ndalonte para se të hynte në bazë. Në të njëjtën kohë, avionët luftarakë të koalicionit sulmuan pozicionet e milicisë iraniane në fshatrat Tabija Shamija dhe Marat në afërsi të qytetit Deir ez-Zur dhe shkatërruan një vend lëshimi raketash.

Sulmet e mlicisë iraniane mbi bazat amerikane në teritorin sirian janë përgjigje e sulmeve Izraelite në Gaza. Para disa ditëve forcat ajrore amerikane kryen sulme ajrore në dy lokacione në Sirinë lindore, për të ciilat burimet e Pentagonit thanë se po i përdorin korpusin e gardës revolucionare Islamike të Iranit dhe disa nga aleatët e saj.

 Sipas Obsevatorit Sirian  për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, që nga 19 tetori ka pasur 14 sulme ndaj bazave amerikane në Siri.

Funksionarë të lartë të Pentagonit njoftuan sot se nga 17 tetori njësitet amerikane në Irak janë sulmuar të paktën 14 herë, ndërsa në Siri të paktën nëntë herë. Janë shfrytzuar dron dhe raketa,por shumica u rrëzuan para se të shkaktonin dëm. Përfaqësuesi i departamentit ushtarak amerikan sërish  i përsëriti druajtjet e Uashingtonit se mund të vijë deri në përshkallëzim. si/

Foto : Arkivi i MIA-s

 

 

Foto : Arkivi i MIA-s

фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR