• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Forcat ajrore ukrainase thonë se kanë rrëzuar 22 dronë rusë në zonën Odesa

Forcat ajrore ukrainase thonë se kanë rrëzuar 22 dronë rusë në zonën Odesa

Kiev, 3 shtator 2023 (MIA) - Sot në mëngjes Rusia ka kryer sulm tre orë e gjysmë me fluturake pa pilot mbi pjesët jugore të Odesës, duke goditur infrastrukturën bregdetare në lumin Danub, njoftuan forcat ajrore ukrainase në platformën komunikuese Telegram.

Sistemet ukrainase për mbrojtje kundërajrore, siç bënë të ditur në Telegram, rrëzuan 22 nga 25 drone "Shahed" nga prodhimtaria iraniane të cilat Rusia i përdorte për sulm në Odesa sot në orët e hershme të mëngjesit. 

Komanda ushtarake jugore e Ukrainës njoftoi në rrjetet sociale se të paktën dy civilë u plagosën në sulmin, atë që e quajti "infrastruktura civile në Danub". Disa media ukrainase raportuan se ka pasur shpërthime në portin Renit, një nga dy portet kryesore në Danub me të cilët administron Ukraina.

Që kur në korrik skadoi marrëveshja që lejonte Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt drithërat e saj nëpërmjet Detit të Zi, Rusia ka shtuar sulmet e saj në rajonet Odesa dhe Mikollaev në Ukrainën jugore, ku gjenden portet dhe infrastruktura tjetër jetike për tregtinë e ushqimit.

Në gusht, anija e parë e mallrave që kaloi Detin e Zi arriti në Stamboll, pavarësisht vështirësive, ndëresa dje presidenti ukrainas Volodomir Zelenski tha se dy anije të tjera kishin kaluar nëpër "korridorin e përkohshëm të grurit të Detit të Zi" të krijuar nga vendi i tij. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR