• e enjte, 26 dhjetor 2024

Forbs: Kina do të jetë e gatshme ta sulmojë Tajvanin deri në vitin 2027

Forbs: Kina do të jetë e gatshme ta sulmojë Tajvanin deri në vitin 2027

Pekin, 21 mars 2024 (MIA) - Kina shpejt e përforcon ushtrinë e saj në një nivel të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, do të thotë se është në rrugën  që të jetë gati ta sulmojë  Tajvanin deri në vitin 2027, deklaroi admirali i marinës amerikane Xhon Akvilino, shkruan Forbs. 

"Në takimin e forcave të armatosura të Partisë Komuniste të Kinës (PLA) nën udhëheqjen e presidentit Si Xhinping, u  mor urdhër që armata të jetë e gatshme ta sulmojë Tajvanin deri në vitin 2027. Tutje, lëvizjet e PLA-së tregojnë se aftësia e tyre për të përdorur forcën, nëse është urdhëruar kështu, për të përmbushur afatin kohor të dëshiruar të presidentit Si për bashkimin e Tajvanit me Kinën kontinentale", tha Akvilno. 

 Akvalino u tha deputetëve në një seancë dëgjimore dje se ai beson se Kina ende shpreson të asimilojë Tajvanin pa luftë, edhe pse Pekini me shpejtësi po i afrohet kapacitetit të sulmit. 

Ai dhe Eli Ratner, ndihmës sekretarë i mbrojtjes për Komandën Indo-Paqësore, tha se kërcënimi nga konflikti direkt mes SHBA-së dhe Kinës nuk është "as momentale, as i menjëhershëm", por se Pentagoni duhet shpejtë të veprojë për të ulur rrezikun e luftës. 

 Akvalini në dëshmin e tij shkroi se nga tre problemet kryesore me të cilat ballafaqohet SHBA-ja në rajon - Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut - Kina "është vendi i vetëm që ka aftësi, kapacitet dhe qëllim për të përmbysur rendin ndërkombëtar”.

"Në një shkallë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, PLA po forcon aftësitë e saj në tokë, det, ajër, në hapësirë, ​​në fushën kibernetike dhe të informacionit", shtoi ai.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR