• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Forbs": Francezët Bernar Arno dhe Fransoa Betankur Maers janë burri dhe gruaja më të pasur në botë

Pars, 4 prill 2023 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i grupacionit për mall luksoz LVMH, Bernar Arno dhe trashëgimtarja e brendit të kozmetikës "Loreal", Fransoa Betenkur Maers, u gjetën në krye të listave të "Forbsit" si burri dhe gruaja më të pasur në botë për këtë vit.

Dy francezët i kryesojnë listat e më të pasurve për vitin 2023 që "Forbsi" i publikoi sot.

Vitin e kaluar Bernard Arno ishte i treti në listën e njerëzve më të pasur në botë, ndërsa në krye ishte Ilon Mask, pronar i "Tesllas", "Tuiterit" dhe "Spejsiks" (Tesla, Twitter dhe Spacex), ndërsa në pozitën e dytë ishte Xhef Bezos, themelues i Amazonit. 

Megjithatë, dhjetorin e kaluar miliarderi francez doli para tyre dhe me familjen e tij u bë njeriu më i pasur në botë, edhe atë sipas rangimit "në kohë reale" të Forbsit, që varet nga vlera momentale e aksioneve në bursa dhe lëvizjet devizore.

Në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë të publikuar sot, pasuria e Arnos vlerësohet në 211 miliardë dollarë, që sipas "Forbsit" është përllogaritur në bazë të çmimit të aksioneve dhe vlerës së kursit devizor më 11 mars 2023.

Ilon Mask është i dyti më i pasur me pasuri të vlerësuar në 180 miliardë dollarë, para Xhef Bezosit (114 miliardë dollarë), bashkëthemelues i softuerit të "Orakëll" (Oracle), Leri Elison (107 miliardë dollarë) dhe biznesmeni Voren Bafet (106 miliardë dollarë).

Fransoa Betankur Maers dhe familja e saj janë të 11-ët më të pasurit në botë me 80,5 miliardë dollarë, ndërsa për të tretin vit me radhë në vend të parë në mesin e grave më të pasura në botë.

Ajo ishte në krye të listës së grave më të pasura edhe në vitin 2019, kur e trashëgoi nënën e saj Lilian Betankur, e cila ishte gruaja e parë më e pasur në vitin 2016 dhe 2017.

"Për herë të parë nga publikimi i listës, gruaja dhe burri më i pasur në Francë janë njëherësh edhe më të pasurit në botë. Tregues i dyfishtë që flet për fuqinë e ekonomisë franceze edhe krahas krizave përmes së cilave drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë ka kaluar vendi", thuhet në kumtesën e filialit të "Forbsit" për Francën.

"Forbsi" në Francë i ka regjistruar gjithsej 43 miliarderë, shtatë prej të cilëve janë gra, pasuria e përgjithshme e së cilave nga viti 2022 është rritur për 20,6 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR