• e hënë, 08 korrik 2024

Forbes: Kripto miliarderët për një vit humbën 110 miliardë dollarë 

Forbes: Kripto miliarderët për një vit humbën 110 miliardë dollarë 

Nju Jork, 12 maj 2023 (MIA) - Kripto miliarderët kripto humbën pronë në vlerë prej 110 miliardë dollarësh për një vit, raporton revista Forbes.

Në vitin 2022, lista e miliarderëve të Forbes kishte 19 njerëz që bënë pasurinë e tyre në biznesin e kriptomonedhave, prona e të cilëve vlerësoheshin në 140 miliardë dollarë. Këtë vit, 10 nga 19 personat nga lista e vitit të kaluar nuk janë më miliarderë, ndërsa pasuria e nëntë të tjerëve është 30 miliardë dollarë.

Sipas listës së Forbes, kripto-miliarderi më i pasur është ende themeluesi dhe drejtuesi i shkëmbimit më të madh të kriptove Binance, Çanpeng Zhao, pasuria e të cilit vlerësohet në 10.5 miliardë dollarë. Vitin e kaluar pasuria e tij u vlerësua në 65 miliardë dollarë.

I dyti në listë, bashkëthemeluesi i rrjetit të kriptove Ripple, Xhed Mekejleb, ka një pasuri prej 2.4 miliardë dollarësh, pak më pak nga 2.5 miliardë dollarët e vitit të kaluar.

Menjëherë pas tij vijon kreu dhe bashkëthemeluesi i shkëmbimit të kriptove Coinbase, Brajan Armstrong, me 2.2 miliardë dollarë, i cili kishte 6.6 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Viti i kaluar ka qenë i vështirë për kripto miliarderët për shkak të rrëzimit të tregut të aksioneve FTX dhe shumë mosmarrëveshjeve ligjore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR