• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon Kramon: Serbia t'i lirojë kosovarët në pikën kufitare

Fon Kramon: Serbia t'i lirojë kosovarët në pikën kufitare

Prishtinë, 17 prill 2024 (MIA) - Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola fon Kramon, i bëri thirrje Serbisë menjëherë t'i lirojë qytetarët e Kosovës në pikat kufitare të Serbisë, njoftojnë mediat në Prishtinë.

Fon Kramoni përmes platformës "X" porositi Beogradin "të ndalojë së turpëruari veten" dhe të sigurojë lëvizje të lirë për njerëzit. 

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejojë qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës  që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

Qindra kosovarë po mbahen në zona neutrale të pikës kufitare të Serbisë me vendet tjera. U janë marrë dokumentet e identifikimit dhe janë lënë në zona neutrale prej më shumë se 15 orë. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR