• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajeni nlë në Kiev paralajmëroi se BE-ja do të miratojë hua deri në 35 miliardë euro për Ukrainën

Fon der Lajeni nlë në Kiev paralajmëroi se BE-ja do të miratojë hua deri në 35 miliardë euro për Ukrainën

 Kiev, 20 shtator 2024 (MIA)  - BE-ja do të miratojë hua deri në 35 miliardë euro për Ukrainën për të ndihmuar këtë vend të mgecur në një luftë të vështirë me Rusinë,  publikoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni. 

Huaja, e cila u paralajmërua gjatë një vizite së shefes  së Komisionit në Kiev, është pjesë e një plani më të gjerë nga vendet e G7 për mbledhjen e mjeteve me përdorimin e të ardhurat e mjeteve të ngrira ruse  për të sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit. 

"Sulmet e pamëshirshme ruse do të thotë se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga BE-ja", theksoi Fon der Lajeni në një postim në Iks. 

 Ukraina po përballet me nevoja të mëdha financiare pas më shumë se dy vitesh lufte intensive që shkatërroi infrastrukturën e saj.

Rusia ka çmontuar rreth nëntë gigavatë (GW) të infrastrukturës energjetike të Ukrainës. 

 G7 ngriu mjetet financiare ruse në vlerë rreth 300 miliardë dollarë menjëherë pas pushtimit të Moskës pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Ata u zotuan se do t'i përdorin këto fonde për të ndihmuar aleatin e tyre, por kaluan muaj duke debatuar saktësisht se si mund të funksionojë një mekanizëm i tillë.

BE-ja në maj arriti një marrëveshje midis vendeve anëtare, sipas së cilës 90 për qind e këtyre të ardhurave do të shkonin në një fond të drejtuar nga BE për ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa 10 për qind e mbetur do të mbështeste Kievin në mënyra të tjera. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR