• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajeni, Meloni dhe De Kro për vizitë në Egjipt më 17 mars

Fon der Lajeni, Meloni dhe De Kro për vizitë në Egjipt më 17 mars

 Romë, 8 mars 2024 (MIA)  -  Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, më 17 mars do të vizitojë Egjiptin së bashku me kryeministren italiane Xhorxha Meloni dhe kryeministrin belg Aleksandar de Kro, bëri të ditur  sot Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës, liderët do të takohen me presidentin egjiptian Abdel Fatah Al-Sisi. 

 "Udhëtimi po zhvillohet në kontekst të forcimit të marrëdhënieve mes Egjiptit dhe Bashkimit Evropian", tha zëdhënësi i KE.

 BE-ja e konsideron Egjiptin, si dhe Tunizinë, si partnerë kryesorë në ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga Afrika e Veriut në vendet e BE-së. Belgjika për momentin kryeson me Këshillin e Evropës.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR