• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajeni: Edhe Komisioni i ri Evropian do të ketë gjithashtu komisar evropian për zgjerimin - është një investim në sigurinë evropiane

Fon der Lajeni: Edhe Komisioni i ri Evropian do të ketë gjithashtu komisar evropian për zgjerimin - është një investim në sigurinë evropiane

 Bled, 2 shtator 2024 (MIA) - Edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian do të ketë edhe komisari për zgjerim, njoftoi sot në Bled kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajeni.

Ajo në Forumin Strategjik të Bledit deklaroi se çështja e zgjerimit është kthyer në "krye të agjendës politike" në mbledhjen e fundit të Komisionit. Në mbledhjen e re, ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe t'i kushtohet "vëmendja e plotë".

"Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të shpallet së shpejti, do të ketë edhe një komisar për zgjerim", paralajmëroi Fon der Lajeni.

 Kryetarja e KE tha se zgjerimi është një "investim" në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë të përgjithshme prej gjashtë miliardë euro.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR