• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen votoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Gjermani

Fon der Lajen votoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Gjermani

Berlin, 9 qershor 2024 (MIA) - Kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Llajen, e cila u kandidua për mandat të dytë, sot në Gjermani votoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

"Ta tregojmë fuqinë e demokracisë sonë. Ta bëjmë Evropën, shtëpinë tonë të përbashkët, më të fuqishme se kurrë", porositi Fon der Lajen në profilin e saj në "X".

Fon der Lajen është kandidate udhëheqëse e Partisë qendrore të djathtë Evropiane Popullore (EPP) për kryetare të Komisionit Evropian, që do të thotë se votuesit në zgjedhje për Parlamentin Evropian nuk mund drejtpërdrejtë të votojnë për të, por në mënyrë indirekte do të ndikojnë nëse ajo do të zgjedhet edhe një mandat.

Nëse EPP fiton më së shumti vota në zgjedhje, siç pritet, partia do të mund ta propozojë Fon der Lajen për mandat të ri. bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR