• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Vazhdimi i marrëveshjes për grurin varet nga Rusia

Fon der Lajen: Vazhdimi i marrëveshjes për grurin varet nga Rusia

Bruksel, 14 korrik 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula fon der Lajen mbrëmë ka deklaruar se vazhdimi e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi varet nga Rusia.

Rusia është përgjegjëse për zgjatjen e marrëveshjes, ose pasojat për sigurinë globale të ushqimit do të ndihen, tha ajo në Bruksel, siç raportojnë mediat ruse.

Ndërkohë, Fon der Lajen e falënderoi sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh "për përpjekjet e tij të palodhura në lidhje me Marrëveshjen e grurit nga Deti i Zi".

Siç është raportuar më parë, Guteresh pret që propozimet t'i dërgohen presidentit rus Vladimir Putin mbi Iniciativën për burimit të grurit të Detit të Zi për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së zgjatjes së marrëveshjes.

Marrëveshja që lejon eksportin e sigurt të drithërave dhe plehrave në Detin e Zi skadon të hënën dhe u nënshkrua për herë të parë më 22 korrik të vitit të kaluar dhe që atëherë është rinovuar rregullisht.

Duke folur për vahzhdimin e Marrëveshjes për eksportin e grurit në Detin e Zi, Vladimir Putin tha më herët dje se Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja e grurit derisa palët e tjera të përmbushin premtimet e tyre për të eksportuar grurë dhe plehra ruse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR