• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen uron Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave qasëse

Fon der Lajen uron Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave qasëse

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot kumtoi se Bashkimi Evropian zyrtarisht ka filluar negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

"E uroj Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave qasëse. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe mbarë Bashkimin Evropian. Rruga para nesh do të jetë e vështirë, por plot mundësi", publikoi Fon der Lajen në platformën Iks.

Javën e kaluar, vendet anëtare të BE-së kanë miratuar kornizën negociuese për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Union. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR