• e premte, 27 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Ukraina arriti progres sepse Evropa është në zemrat e tyre, e njëjta vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Fon der Lajen: Ukraina arriti progres sepse Evropa është në zemrat e tyre, e njëjta vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Athinë, 29 shtator 2022 (MIA) - Pjesa më e madhe e progresit të Ukrainës në reformat në BE është arritur sepse populli e ka Evropën në zemrat dhe mendjet e tyre. E njëjta vlen edhe për miqtë tanë në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut dhe përgjatë Ballkanit Perëndimor. Vlen edhe për Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat gjithashtu kërkuan që të përfshihen në Unionin tonë. Era e ndryshimeve po frynë përgjatë kontinentit tonë, porositi, mes tjerash kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj në forumin e dhjetë „Athens democracy forum“, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në hollësi foli për demokracinë dhe vlerat demokratike, duke theksuar se me sulmin rus ndaj Ukrainës po zhvillohet "luftë e autokracisë kundër demokracisë", por edhe shprehu bindje të thellë se "demokracia do të mbizotërojë". Tha se të gjitha demokracitë janë "punë në vijim, duke përfshirë edhe brendinë e BE-së, të ndërtuar mbi premtimin për unitet në dallime" dhe shtoi se megjithatë ky premtim nuk është arritur në tërësi. Foli për katër prioritetet në të cilat është i nevojshëm përqendrim: kërcënimet e reja, krizat e shumta, përpjekjet për kufij të rinj dhe gjeneratat e ardhshme. Për kërcënimet e reja tha se "anijet luftarake dhe ushtarët më nuk janë arma e vetme në duart e autokratëve të huaj", por edhe dezinformatat, si dhe sulmet kibernetike, që "gjithashtu janë pjesë e luftës së tyre kundër demokracisë". Lidhur me krizat e shumta, ai kujtoi pandeminë, krizën shëndetësore dhe furnizimin e suksesshëm të vaksinave, iu referua reagimit të Unionit "me shpejtësinë e dritës ndaj sulmit rus kundër Ukrainës, me pakon më të madhe të sanksioneve në histori" dhe tha se "demokracitë mund të arrijnë rezultat nëse veprojmë të bashkuar". “Sulmi i Putinit kundër Ukrainës është një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e historisë dhe për të ndalur rrugën e gjatë të demokracisë”, theksoi kryetarja e KE-së, duke shpjeguar prioritetin e tretë dhe shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe për një varg të demokracive të tjera në botë. Si prioritet të katërt theksoi se "asnjëherë nuk duhet të harrojmë se demokracitë tona u takojnë gjeneratave të ardhshme". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR