• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen: Temë kryesore e Samitit të Procesit të Berlinit do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor

Fon der Lajen: Temë kryesore e Samitit të Procesit të Berlinit do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen sot deklaroi se një nga temat e bisedimeve në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të zbatojë reforma për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Evropian.

“Për ata që duan të ecin përpara dhe të përmirësojnë ekonominë, dyert tona janë të hapura”, tha Fon der Lajen para fillimit të samitit.

Ajo theksoi se tema kryesore e samitit do të jetë ekonomia, "e cila mund të jetë më e mirë në Ballkanin Perëndimor".

Fon der Lajen në një deklaratë të shkurtër, deklaroi se “ky është një samit shumë i veçantë që po bëjmë sot. Është Samiti i dhjetë i Procesit, por është hera e parë që mbahet në Ballkanin Perëndimor” dhe gjithashtu theksoi se Bashkimi synon t'i japë Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e përbashkët evropian.

"Besoj se dërgon mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse unë prezantova planin e rritjes. Ne duam t'u japim atyre qasje në tregun e përbashkët evropian. Për këtë duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnet për reforma do të marrin fonde nga Bashkimi Evropian. Është një nxitje për ata që duan vërtet të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë në këtë progres me këtë plan zhvillimi", tha ajo. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR