• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajeni të martën do të prezantojë KE-në e re në Parlamentin Evropian

Fon der Lajeni të martën do të prezantojë KE-në e re në Parlamentin Evropian

 Bruksel, 12 shtator 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni të martën më 17 shtator do të prezantojë përbërjen e re të Kolegjit të Komisarëve në Parlamentin Evropian, informoi sot  kryezëdhënësja e KE-së, Arijana Podesta.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e mundur që Fon der Lajeni të prezantojë përbërjen e KE-së "minus një eurokomisar", duke marrë parasysh vonesën në konfirmimin e kandidates së re sllovene për anëtare të Komisionit Evropian, Marta Kos, nominimi i së cilës u paralajmërua të hënën pas tërheqjes së kandidatit të mëparshëm Tomazh Vesel, Podesta deklaroi se Komisioni nuk komenton për proceset që janë në vazhdim dhe nuk do të dëshironte të komentojë "çka nëse është situata"

 

Podesta nuk ka dashur të komentojë informacionet se Veseli ka tërhequr kandidaturën e tij, pasi Fon der Lajen i ka kërkuar qeverisë sllovene të propozojë një kandidat të ri, sepse "i nominuari nuk është mjaftueshëm  i mirë", duke iu referuar parimit të konfidencialitetit në korrespondencë.

Fon der Lajen duhej dje ta prezantonte propozim përbërjen e Komisionit të saj të ri në një takim me njerëzit e parë të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian, por takimi me kërkesën e saj u anulua për javën e ardhshme, kur në Strasburg po mbahet seanca plenare e PE-së. Zyrtarisht, Fon der Lajeni kërkoi anulimin e takimit derisa të marrë nominimin zyrtar të kandidates sllovene për komisionere evropiane Kos.

Tërheqja e Veselit pasoi pas informacioneve se Fon der Lajen u kishte kërkuar disa shteteve anëtare, mes të cilëve dhe Sllovenisë, të zëvendësonin kandidatët e tyre meshkuj të propozuar me gra, në mënyrë që të arrihet sa më shumë barazi gjinore në organin e ri ekzekutiv të BE-së. Më parë dhe Rumania zëvendësoi gjithashtu kandidatin e saj për eurokomisar me një kandidate.  rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR