Fon der Lajen - Rute: Partneriteti BE-NATO është gur-themeli i sigurisë evropiane
- Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s në kushte të sfidave aktuale gjeopolitike ishte tema kryesore në takimin e mbrëmshëm të kryeteres së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe sekretarit të përgjithshm të Aleancës, Mark Rute në Bruksel.
- Post By Besnik Shuki
- 10:23, 13 dhjetor, 2024
Bruksel, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s në kushte të sfidave aktuale gjeopolitike ishte tema kryesore në takimin e mbrëmshëm të kryeteres së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe sekretarit të përgjithshm të Aleancës, Mark Rute në Bruksel.
Në publikimin në platformën Iks, kushtuar takimit, Fon der Lajen njoftoi se partneriteti mes BE-së dhe NATO-s paraqet "gur-themel të sigurisë sonë".
"Në botën e cila ndryshon, ku kërcënimet marrin shumë forma, mirë është të jemi të qartë", ka shkruar në mëngjes Fon der Lajen në publikimin.
Rute, po ashtu në Iks, porositi se Aleanca transatlantike paraqet gur-themel të sigurisë evropiane.
"Bashkëpunimi NATO-BE arriti nivel të paparë, duke i adresuar çështjet si mobilitetin evropian dhe mbrojtjen detare dhe kibernetike", shtoi Rute. bsh/
Foto: Iks