• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës në Ukrainë

Fon der Lajen: Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës në Ukrainë

Bruksel, 6 qershor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës të bëra në Ukrainë.

"Shkatërrimi i digës, sulm i paprecedentë ndaj infrastrukturës civile, vë në rrezik mijëra njerëz në rajonin Herson. Evropa po mobilizon mbështetjen përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ne po koordinohemi me vendet anëtare për dërgimin e shpejtë të pompave, zorrëve kundër zjarrit, filtrave të ujit. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa është e nevojshme", shkroi Fon der Lajen në Tuiter.

Më parë, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberto Mecolla, e dënoi sulmin, duke theksuar se fëmijët ukrainas, gratë dhe burrat do të bartin pasojat nga shkatërrimi i tmerrshëm i hidrocentralit Kahovka. fc/

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR