• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Rusia dhe udhëheqësia e saj duhet të përgjigjen për krimet në Ukrainë

Fon der Lajen: Rusia dhe udhëheqësia e saj duhet të përgjigjen për krimet në Ukrainë

Bruksel, 4 mars 2023 (MIA) -  Federata ruse dhe udhëheqësia e saj duhet të përgjigjen për krimet e kryera në Ukrainë, potencon kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në kumtesën për formimin e Qendrës Ndërkombëtare për Përndjekje Penale për krimet në agresionin kundër Ukrainës, të publikuar sot në ueb-faqen e Delegacionit të BE-së në Ukrainë.

Sipas saj, invazioni rus i ka shkaktuar vuajtje të papërshkruara Ukrainës, transmeton Interfaks Ukraina.

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi për sulme të drejtpërdrejta mbi ciivilët, si edhe mbi infrastrukturën energjetike dhe infrastrukturën tjetër, potencoi ajo në kumtesë.

QËNDRONI TË LIDHUR