• e premte, 27 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Nga Granada i dërgojmë porosi të fuqishme Putinit se nuk tolerojmë agresion ndaj një shteti sovran

Fon der Lajen: Nga Granada i dërgojmë porosi të fuqishme Putinit se nuk tolerojmë agresion ndaj një shteti sovran

Granadë, 5 tetor 2023 (MIA) - Mbështetja nga Bashkësia Politike Evropiane për Ukrainën përfaqëson porosi të fuqishme për presidentin rus, Vladimir Putin, nga Dablini deri në Kishinau, se nuk do të tolerojmë agresion ndaj një shteti sovran, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen gjatë mbërritjes në takimin e Bashkësisë Politike Evropiane në Granadë.

"Ne në BE po punojmë në pako me ndihmë prej 50 miliardë ndihmë për Ukrainën për periudhën 2024-2027, që është shumë me rëndësi sepse Ukrainës i nevojitet parashikim dhe besim dhe mbështetje buxhetore", theksoi fon der Lajen. 

Ajo shfaqi shpresë se vendimi i SHBA-së për ndaljen e mbështetjes për Ukrainën është i përkohshëm dhe se së shpejti ajo do të vazhdojë. 

Kryetarja e Komisionit Evropian shtoi se një prej temave të takimit të BPE-së do të jetë edhe energjia, në kushte kur Evropa po shantazhohet nga Rusia. 

"Ne u përballëm me këtë krizë, çmimet u ulën në mënyrë drastike dhe më e rëndësishme është që krijuam platformë të përbashkët për furnizim të gazit. Ky është sukses i madh, për shkak të faktit në këtë platformë nuk u përfshinë vetëm 27 vendet e BE-së, por edhe anëtare të Bashkësisë Politike Evropiane, si Norvegjia, Ukraina, Moldavia dhe Serbia", theksoi fon der Lajen.

Me këtë, sipas saj, u ul varësia evropiane nga karburantet ruse dhe vitin e kaluar për herë të parë BE-ja ka prodhuar më shumë energji elektrike nga burimet e ripërtritshme, se sa nga gazi. 

Fon der Lajen theksoi se në takim do të bisedohet edhe për "Armeninë dhe për nevojat e saja humanitare", për çka BE-ja tashmë ka ndarë 5,2 milionë euro ndihmë, por se do të punojë edhe dyfishimin e saj, si dhe në sigurimin e mjeteve për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. 

Ajo gjatë kësaj përkujtoi se BE-ja e dënoi operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno Karabah dhe bëri thirrje për rinovim të dialogut mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe arritjen e zgjidhjes paqësore. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR