• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Nëse Evropa i zhgënjen hebrenjtë, do të na zhgënjejë të gjithëve

Fon der Lajen: Nëse Evropa i zhgënjen hebrenjtë, do të na zhgënjejë të gjithëve

Bruksel, 27 janar 2024 (MIA) - Holokausti filloi me antisemitizëm dhe urrejtje dhe detyrë e jona si evropianë është ta ndërtojmë Bashkimin Evropian pa antisemitizëm dhe çfarëdo lloj forme të racizmit dhe diskriminimit, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit - 27 janari dhe 79-vjetori i çlirimit të kampit nazist të koncentrimit "Aushvic-Birkenau".

"Nëse Evropa i zhgënjen hebrenjtë, Evropa do të na zhgënjejë të gjithëve. 'Asnjëherë më' është tani", potencoi Fon der Lajen në porosi.

Sipas saj, pas "sulmeve të neveritshme terroriste" të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, përkujtimi i Holokaustit mori rëndësi të re dhe hebrenjtë evropianë sërish jetojnë në frikë, duke druajtur t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Sipas saj, tre gjenerata pas Holokaustit, Evropa duhet të kujdeset që hebrenjtë të vazhdojnë lirshëm dhe publikisht ta shprehin identitetin e tyre, sepse mbrojtja e pjesëtarëve të komunitetit hebraik dhe mënyra e tyre e jetesës është në thelbin e Strategjisë së BE-së për luftë kundër antisemitizmit.

MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR