• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen nën dyshime për konflikt të interesave për emërimin e bashkëpartiakut të saj për përfaqësues të BE-së për NVM

Fon der Lajen nën dyshime për konflikt të interesave për emërimin e bashkëpartiakut të saj për përfaqësues të BE-së për NVM

Bruksel, 23 shkurt 2024 (MIA) - Emërimi i eurodeputetit Markus Piper nga radhët e Unionit Demokratik Kristian (CDU) të Gjermanisë shkaktoi reagime në disa qarqe të Unionit, të cilët shprehën shqetësim për konfliktin potencial të interesave të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon Der Lajen me këtë emërim.

Piper, i cili është relativisht pak i njohur në publikun e gjerë, por konsiderohet si me shumë ndikim në Parlamentin Evropian, duke e pasur parasysh funksionin e tij të sekretarit të grupit parlamentar të CDU, për përfaqësues të BE-së për NVM ishte emëruar më 31 janar. Emërimi i tij i atëhershëm ishte konsideruar si rutinor, por pas kandidaturës zyrtare të Fon der Lajen për mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, u paraqitën reagime rreth miteve për emërimin e Piper. 

Një pjesë e tyre shkojnë në drejtim se qëllimi i emërimit të Piper ishte që Fon der Lajen të sigurojë mbështetje për rizgjedhjen e tij nga partia e tij amë CDU, e cila është anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP).

Sipas eurodeputetit Kristof Grudller nga radhët e Lëvizjes Demokratike franceze (MoDEM), e cila është pjesë e grupit liberal "Ta rinovojmë Evropën", vlerëson se bëhet fjalë për lojë politike para zgjedhjeve evropiane dhe "i ngjan një marrëveshjeje të vogël mes miqve në CDU".

"Kjo tregon për përpjekjen që të rritet ndikimi gjerman në Komisionin Evropian", vlerësoi Grudller në një deklaratë për "Euroaktiv". 

Liberalët evropianë akuzojnë se gjatë javëve dhe muajve të fundit ka shpërndarje të individëve lidhur me CDU dhe EPP në pozicione në Komisionin Evropian, që vlerësohet si përpjekje e Fon der Lajenit për konsolidim të mbështetjes së saj brenda partisë. 

Kjo nuk është hera e parë që liberalët të akuzojnë për partizim të KE-së nga ana e EPP, e madje edhe në propozim-programin zgjedhor për zgjedhjet evropiane në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) përdoret formulimi "Komisioni Evropian i kryesuar nga Partia Popullore Evropiane", në të cilën prioritet i vendoset "mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në favor të kompanive të mëdha".

ALDE thekson edhe se "Komisioni Evropian i kryesuar nga Fon der Lajen" ka krijuar "shumë administratë" e cila i rëndon bizneset e vogla, duke premtuar "uljen e barrës administrative dhe burokracisë".

Përndryshe, angazhimi për "ulje të byrokracisë" është edhe në mesin e prioriteteve në propozim-manifestin zgjedhor dhe të EPP-së. 

Dyshime shtesë rreth emërimit të Piperit shkaktuan informacionet se dy nga kandidatët e mbetur për funksionin, çekja Martina Dllabajova dhe suedezja Ana Stelinger, kanë marrë vlerësime më të larta se ai nga ana e komisioneve këshilldhënëse në procesin e përzgjedhjes. 

Liberalët theksojnë edhe se vendimi për emërimin e Piperit ishte marrë pa praninë e eurokomisarit për tregun e brendshëm, Tjeri Breton, i cili në funksion është emëruar me propozim të partisë udhëheqëse, Renesansa e presidentit francez Emanuel Makron. Jozyrtarisht, Breton është angazhuar në vendin përfaqësues të BE-së për ndërmarrje të vogla dhe të mesme të emërohet Dllabajova, eurodeputete çeke, Veprimi i Qytetarëve të Pakënaqur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR