• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajen në Paris më 6 maj në takime me presidentin kinez dhe francez

Fon der Lajen në Paris më 6 maj në takime me presidentin kinez dhe francez

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen do të arrijë në Paris më 6 maj me ftesë të presidentit francez Emanuel Makron për të zhvilluar takim trepalësh me presidentin kinez Si Xhinping i cili vjen për vizitë në Francë, kumtoi zëdhënësi i shefit të Komisionit Evropian në X.

Presidenti kinez do të qëndrojë për vizitë shtetërore në Francë më 6 dhe 7 maj me ftesë të presidentit francez Makron në kuadër të turneut të tij në Evropë ku do të vizitojë edhe Serbinë dhe Hungarinë.

Gjatë vizitës së tij në Francë, Si me Makronin do të diskutojë për krizat ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, kumtoi më herët Pallati i Eliseut.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR