• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen mirëpret fillimin e operacionit të BE-së "Aspid" në Detin e Kuq

Fon der Lajen mirëpret fillimin e operacionit të BE-së

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Komsionit Evropian, Usurla Fon der Lajen ka përshëndetur vendimin e sotëm për fillimin e operacionit "Aspid" të forcave detare të BE-së në Detin e Kuq. 

"Evropa do të sigurojë lirinë e lundrimit në Detin e Kuq duke punuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë. Si përgjigje ndaj krizës, është një hap drejtë një pranie më të fuqishme evropiane për të mbrojtur interesat tona evropiane", theksoi Fon der Lajen në postimin në Iks.

Këshilli i BE-së ka miratuar vendim për krijimin e një operacioni ushtarak të sigurisë detare të Unionit për mbrojtjen e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq i cili do të kontribuojë në mbështetjen e sigurisë së rrugëve kryesore detare në rajon.

Operacioni "Aspid" do të mbulojë ngushticën e Baab al-Mandab dhe ngushticën e Hormuzit, si dhe ujërat ndërkombëtare në Detin  e Kuq, Gjirin e Adenit, Detin Arabik, Gjirin e Omanit dhe Gjirin Persik.

Qëllimi strategjik i operacionit është që të sigurojë praninë detare të Unionit në rajon me qëllim që të garantoj lirinë e lundrimit, të shoqërojë anijet tregtare në zonë, duke mbrojtur ato nga sulmet me respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar si dhe duke përfshirë parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.

Selia e shtabit operativ të operacionit do të jetë në qytetin grek Larisa, ndërsa për komandant të tij është emëruar Vasileos Griparis. rq/

Foto: arkivi i MIA-s/Iks

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR