• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Me revizion të kornizës buxhetore kemi siguruar bazë financiare për Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor

Fon der Lajen: Me revizion të kornizës buxhetore kemi siguruar bazë financiare për Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Me miratimin e revizionit të Kornizës shumëvjeçare financiare, BE-ja jo vetëm që do të sigurojë 50 miliardë euro për mbështetje ndaj Ukrainës, por edhe bazë solide financiare për Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor porositi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin para eurodeputetëve në Strasburg gjatë debatit për rezultatat nga Samitet e fundit të Unionit.

"Ne i sigurojmë Ukrainës jo vetëm financim për mbajtje të ekonomisë, por edhe parashikueshmëri të fuqishme për katër vitet e ardhshme. Kjo tregon çka do të thotë që të ndalohet prapa Ukrainës aq sa ka nevojë", shtoi Fon der Lajen.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ajo ka theksuar se në mënyrë plotësuese me revizionin e kornizës buxhetore deri në vitin 2027, janë siguruar fonde, të cilat do t'i mundësojnë BE-së përforcim të luftës kundër migracionit jo të rregullt dhe mbrojtjes së kufijve të saj të jashtëm, si dhe të angazhohet akoma më tepër me vendet e fqinjësisë jugore.

"Dhe më vjen shumë mirë që Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor tani është në bazë solide financiare", potencoi Fon der Lajen.

Sipas saj,  BE-ja tani ka resurse financiare që të përballet me disa nga sfidat kryesore të kësaj dekade, do të mundet të përgjigjet më mirë në përballje me katastrofat natyrore në vendet anëtare dhe krizat humanitare, si ajo në Gaza, por edhe t'i mbështesim teknologjitë kritike në Evropë.

Fon der Lajen iu referua edhe problemeve të bujqëve në BE, duke vlerësuar se shumë prej tyre ndihen të "shtyrë në skaj", në kushte kur të parët i ndjejnë pasojat nga ndryshimet klimatike, si thatësirat dhe përmbytjet, por edhe nga agresioni rus ndaj Ukrainës, që solli inflacion të lartë dhe rritje të kostove për energji dhe plehra.

"Çështjet kanë eskaluar vitet e fundit. Bujqit tanë meritojë të dëgjohen. Edi që janë të shqetësuar për të ardhmen e bujqësisë dhe të ardhmen e tyre si bujqë. Por, ata gjithashtu e dinë se bujqësia duhet të kalojë në një model më të qëndrueshëm prodhimi, në mënyrë që fermat e tyre të mbeten fitimprurëse në vitet në vijim" tha Fon der Lajen, duke shtuar se pikërisht kjo është arsyeja pse KE-ja ka inicuar Dialogun strategjik për të ardhmen e bujqësisë, përmes të cilit do të analizohet situata, do të ndahen ide dhe do të zhvillohen skenarë me qëllim për të rikthyer besimin dhe për të arritur zgjidhje të realizueshme.

Sipas saj, paralelisht me mbështetjen e bujqësisë dhe prodhimin e ushqimit cilësor, nevojitet edhe mbrojta efikase e natyrës përmes sigurimit të subvencioneve për inkurajim të bujqëve.

"Subvencionet publike mund t'i sigurojnë ato stimuj për ruajtjen e natyrës, sepse vetëm nëse bujqët tanë mund të jetojnë nga toka e tyre, ato do të investojnë në të ardhmen. Dhe vetëm nëse së bashku i arrijmë qëllimet tona klimatike dhe ekologjike, bujqët do të mund të vazhdojnë të jetojnë", shtoi kryetarja e KE-së.

Fon der Lajen para eurodeputetëve foli edhe për agresionin rus në Ukrainë, duke theksuar se dy vjet më par Rusia filloi luftë  kundër "një populli dhe një kombi me një vullnet të hekurt dhe shpresë për një të ardhme më të mirë" por edhe një luftë kundër "të gjithë ne dhe kundër lirisë, vetëvendosjes dhe demokracisë në përgjithësi". 

"Ukraina e dëshmoi forcën e kombit dhe popullit i cili lufton për diçka. Para së gjithash për vete, por edhe për ne dhe për të gjithë atë që besojmë - liritë tona, demokracinë tonë, të drejtat dhe aspiratat tona të mundimshme. Disa ishin befasuar nga veprimi heroik i Ukrainës, por askush nuk duhej të ishte i befasuar që kur u përballën me shtypjen, nënshtrimin dhe tiraninë, ukrainasit zgjodhën rezistencë. Dhe për këtë, sot mbetem gjithashtu aq e bindur në një fakt të thjeshtë si edhe para dy viteve se Ukraina do të ketë sukses dhe se Evropa do të jetë me të në çdo hap të rrugës", shtoi Fon der Lajen. 

Ajo theksoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk mund ta kuptojë se nëse njerëzve u jep zgjedhje, ata e zgjedhin lirinë, prandaj edhe vullneti i Ukrainës për luftë nuk është vetëm më i fuqishëm se ai i Rusisë, ai është në thelb i ndryshëm për nga natyra dhe karakteri. 

Për këtë, sipas saj, BE-ja duhet të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës edhe financiarisht edhe ushtarakisht, me çka do ta mbrojë të ardhmen e saj.

"Ukraina dhe Evropa treguan se jemi të gatshëm të luftojmë dhe ta paguajmë çmimin final për gjërat në të cilat besojmë... Evropa do të jetë në anën e Ukrainës për çdo ditë të luftës dhe për çdo ditë më vonë. Ajo është ajo që nënkupton të jesh evropian dhe të besohet në fatin i cili është ndërtuar në dëshirën e përditshme që të lihet pas vete e ardhmja në të cilën jetojnë fëmijët tanë", shtoi Fon der Lajen. 

Fjalimi i Fon der Lajen para eurodeputetëve pason pasi mbrëmë Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshje të përkohshme mbi propozimin e Komisionit Evropian për të krijuar një Mekanizëm të ri të vetëm për të mbështetur rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës, me buxhet të përgjithshëm prej 50 miliardë euro, përmes të cilit në të njëjtën kohë do të mbështeten përpjekjet e vendit për zbatimin e reformave si pjesë e rrugës së anëtarësimit në BE. fc/ls/

Fotografia: EBC

QËNDRONI TË LIDHUR