• e martë, 24 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë të komplikuara, por ecin para

Fon der Lajen: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë të komplikuara, por ecin para

Ankara, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë të pasura, por njëkohësisht edhe të komplikuara, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. 

“Sot i shqyrtuam marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Ato janë njëkohësisht edhe të pasura edhe komplikuara. Por, një gjë është e qartë: marrëdhëniet ecin para”, tha fon der Lajen. Ajo shtoi se lidhjet ekonomike mes Ankarasë dhe Brukselit “janë më të fuqishme se kurrë”. 

“Vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar dypalësh arriti nivelin e lartë rekord prej 206 miliardë euro. Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar dhe investues i Turqisë”, theksoi Fon der Lajen. 

Erdogani përsëriti se anëtarësimi në BE mbetet qëllim strategjik për Turqinë. 

“Është e qartë se anëtarësimi ynë do të sjellë përfitime të rëndësishme për të dyja palët. Ngjarjet e fundit e fuqizuan pozitën e Turqisë si vend kyç”, potencoi Erdogani pas takimit. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR