• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen kundër "zhvendosjes së detyruar" të palestinezëve

Fon der Lajen kundër

Kajro, 18 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi në Kajro edhe një herë tha se është kundër "zhvendosjes së detyruar" të palestinezëve në kontekst të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

"Me presidentin Sisi bisedova për krizën aktuale humanitare në Gaza dhe e falënderova për rolin e Egjiptit në sigurimin dhe lehtësimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur," shkroi Fon der Lajen në X.

“Pajtohemi me parimin e zhvendosjes jo të dhunshme të palestinezëve dhe horizontin politik bazuar në zgjidhjen e problemit duke krijuar dy shtete, atë izraelit dhe palestinez”, shtoi ajo.

Kryetarja e Komisionit Evropian pastaj ka udhëtuar për në Sinai, kumtoi guvernatori i rajonit në kufi me Izraelin dhe Gazën.

Ai shtoi se "ajo më pas ka vizituar aeroportin El- Arish, se do të shkojë në vendkalimin Rafah, do të kontrollojë ndihmën humanitare dhe do të vizitojë palestinezët e lënduar në spitalet në këtë rajon lindor egjiptian".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR