• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Komisioni Evropian brenda tre javësh do të paraqesë një propozim-strategji për industrinë e mbrojtjes

Fon der Lajen: Komisioni Evropian brenda tre javësh do të paraqesë një propozim-strategji për industrinë e mbrojtjes

Bruksel, 17 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Evropian për tri javë do të prezantojë një propozim-strategji për industrinë e mbrojtjes, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, duke shtuar se do të hapë edhe një zyrë për inovacione të mbrojtjes në Ukrainë.

“Duhet të shpenzojmë më shumë, pa asnjë pyetje. Po t'i shikoj shifrat, kemi një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por megjithatë kjo nuk mjafton. Ne e dimë se kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Duhet të shpenzojmë më mirë”, theksoi ajo në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Fon der Lajen tha se duhet të ketë prokurime të përbashkëta dhe se beson se, siç theksoi, "duhet të shpenzojmë më shumë si evropianë". ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR