• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Kemi arritur shumë për të drejtat e grave, mirëpo rruga deri në barazinë e plotë është ende e gjatë

Fon der Lajen: Kemi arritur shumë për të drejtat e grave, mirëpo rruga deri në barazinë e plotë është ende e gjatë

Bruksel, 8 mars 2024 (MIA) - BE-ja e miratoi ligjin e parë evropian për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave, sepse nuk mund të ketë barazi pa çlirimin nga dhuna, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në mesazhin e saj me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsit. 

"Por, rruga drejt barazisë së plotë është ende e gjatë. Ajo kërkon vëmendje dhe përkushtim, çdo ditë, nga secili prej nesh, në mënyrë që brezi i ardhshëm i grave më në fund të marrë atë që meriton: një botë me të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë", porositi Fon der Lajen.

Ajo thekson se sot gratë janë shkencëtare, drejtoresha ekzekutive, ushtare, futbolliste, nobeliste... ndërsa për herë të parë në historinë e BE-së janë katër gra në krye të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, Bankës Qendrore evropiane dhe Bankës Investuese evropiane.

"Në pesë vitet e fundit ne kemi ndërmarrë veprime paprecedent për të drejtat e grave në Evropë. Në ligj kemi shndërruar parimin themelor se puna e barabartë meriton pagë të barabartë. Pasi nuk ka asnjë arsye pse një grua duhet të paguhet më pak se një burrë. Ne kemi zhbllokuar legjislacionin që ka ngecur për dhjetë vjet për të përfshirë më shumë gra në bordet e ndërmarrjeve të mëdha evropiane, sepse ka kaq shumë gra të kualifikuara që mund të arrijnë majat", tha Fon der Lajen në mesazh.

Duke theksuar se prindërit e saj e mësuan se burrat dhe gratë janë të ndryshëm, por të barabartë, ajo shprehet se kur ishte vajzë e vogël, gratë nuk kishin të njëjtat të drejta si burrat dhe një grua që donte të punonte duhej të kërkonte leje nga burri i saj, i cili ka mundur ta shkëput kontratën e saj të punës nëse konsideronte se ajo po i neglizhonte detyrat e saj të shtëpise.

"Madje kur isha studente, gratë në vendin tim e përfituan të drejtën për të nënshkruar kontratën e tyre. Dhe atëherë duhej të luftonim për t'i shndërruar në realitet të drejtat tona të barabarta, përkujton Fon der Lajen në mesazhin me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas. rq/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR