• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen: Inteligjenca artificiale sjell rreziqe, por edhe mundësi të reja

Fon der Lajen: Inteligjenca artificiale sjell rreziqe, por edhe mundësi të reja

Bruksel, 10 shtator 2023 (MIA) - Një gjë është e qartë: e ardhmja do të jetë digjitale. Inteligjenca artificiale ka rreziqe, por edhe sjellë mundësi të mëdha, ndërsa çështje kyçe është se si të përdoret teknologjia që ndërron shpejtë, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e sesionit të tretë të Samitit të G20, të titulluar "Një e ardhme", që po mbahet në Nju-Delhi.

"Atë që po e bën bota tani do ta formojë të ardhmen tonë. Evropa dhe partnerët e saj duhet të zhvillojë kornizë të re globale për rreziqet me inteligjencë artificiale. Ajo duhet të na mbrojë nga rreziqet e përgjithshme sistematike dhe në të njëjtën kohë të nxisë investime në sisteme të sigurta dhe përgjegjëse për inteligjencën artificiale", shtoi Fon der Lajen.

Sipas saj, në nivel global nevojitet të formohet një organ nga shkencëtarë dhe inovatorë, të cilët duhet të "sigurojnë dituri për rreziqet që i sjell inteligjenca artificiale", si dhe për përfitimet potenciale për njerëzimin.

Ajo theksoi se infrastruktura publike digjitale mund të jetë nxitje e vërtetë për ekonomitë në zhvillim.

"Mundësitë janë të mëdha, investimet e vogla. Truku është që të ndërtohet infrastrukturë e re digjitale, e cila është ndërveoruese, e hapur për të gjithë dhe e besueshme", shtoi kryetarja e KE-së.

Ajo si shembull të shkëlqyer në këtë drejtim e theksoi Kovid cetifikatën digjitale të BE-së.

"Modeli ishte aq funksional dhe aq i besueshëm sa 51 vende në katër kontinente e shkarkojnë atë falas. Sot, OBSH-ja e përdor atë si një standard global për të lehtësuar lëvizshmërinë në kohë kërcënimesh shëndetësore", theksoi Fon der Lajen në fjalim.  mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR