• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Forcat demokratike në BE duhet të qëndrojnë së bashku në mbrojtje të demokracisë

Fon der Lajen: Forcat demokratike në BE duhet të qëndrojnë së bashku në mbrojtje të demokracisë

Strasburg, 18 korrik 2024 (MIA) - Të gjithë së bashku do të punojmë për një Evropë të fortë, për prosperitet dhe konkurrencë të ekonomisë sonë, për drejtësi sociale sepse jemi ekonomi sociale e tregut, për mbrojtjen e njerëzve, për mbrojtjen dhe sigurinë, por më e rëndësishmja një temë që do t'i kushtohemi forcimit të demokracisë, tha sot Ursula fon der Lajen pas rizgjedhjes së saj në postin e kryetarës së Komisionit Evropian nga Parlamenti Evropian.

“Demokracia është e sulmuar nga brenda dhe nga jashtë, dhe prej andej është me rëndësi vendimtare që forcat demokratike të qëndrojnë së bashku në mbrojtje të demokracisë sonë”, tha Fon der Lajen në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Ajo theksoi se në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të bashkëpunojë intensivisht me "forcat pro-evropiane, pro-ukrainase dhe pro sundimit të forcave ligjore", në PE, të cilat, sipas saj, e kanë mbështetur rizgjedhjen e saj.

"I jam mirënjohëse platformës së Partisë Popullore Evropiane (EPP), socialdemokratëve dhe Le të rinovojmë Evropën, por jam shumë mirënjohëse edhe të Gjelbërve, sepse më mbështetën. Kemi pasur një shkëmbim intensiv të mendimeve për shumë tema dhe është një shenjë e mirë që me sa duket kam arritur t'i bind ata të më mbështesin", tha Fon der Lajen.

 

Ajo falënderoi të gjithë eurodeputetët për besimin e dhënë ndaj saj, duke theksuar se 401 votat e dhëna për rizgjedhjen e saj përfaqësojnë një mesazh të qartë dhe një reflektim të punës së përbashkët në pesë vitet e fundit.

"Nuk u kursyem nga vështirësitë dhe Unioni ynë u përball me shumë probleme si asnjëherë më parë, por ne e mbajtëm kursin në arritjen e synimeve tona. Dua t'ju falënderoj ty Roberta, liderëve të forcave demokratike në Parlament dhe të gjithë eurodeputetëve për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të kaluar dhe për shkëmbimin thelbësor të mendimeve që patëm në dy javët e fundit", tha Fon der Lajen, duke shtuar se përvoja të tilla paraqesin një bazë të mirë për bashkëpunim edhe në pesë vitet e ardhshme.

Ajo paralajmëroi se në javët në vijim do t'u kërkojë vendeve anëtare të BE-së që të paraqesin propozimet e tyre për komisionerë evropianë, duke theksuar se, ashtu si në zgjedhjet e Komisionit të mëparshëm Evropian në 2019, do të insistojë që të nominohen nga një burrë dhe një grua. Sipas saj, nga kjo kërkesë do të ketë përjashtim nëse nominohet një nga komisionerët aktualë evropianë.

“Më pas do të flas me të gjithë nga mesi i gushtit dhe dua të zgjedh kandidatët më të mirë që janë të gatshëm të ndajnë angazhimin evropian”, tha Fon der Lajen. 

Mecola nga ana e saj e uroi Fon der Lajenin për rizgjedhjen e saj, duke theksuar se shumica e qartë në Parlamentin Evropian është një konfirmim i lidershipit të saj të fortë dhe rëndësi në kohë sfidash.

"Ky është vendimi më i mirë i mundshëm për Evropën. Ajo garanton vazhdimësinë dhe konfirmon se BE-ja do të vazhdojë të zhvillohet dhe të ofrojë për qytetarët e saj", tha Mecola.

Ajo shprehu kënaqësi që edhe në periudhën e ardhshme do të mund të bashkëpunojë ngushtë me Fon der Lajen në realizimin e pritoriteteve të përcaktuara. 

"Tani është koha që këto prioritete t'i kthejmë në realitet për të gjithë evropianët", përfundoi Mecola.

 

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me propozimin për të ndaluar prodhimin e automobilave të reja me motorë për djegie të brendshme pas vitit 2030, Fon der Lajen deklaroi se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj objektivit për arritjen e neutralitetit klimatik, por se do të marrë parasysh edhe interesat e prodhuesve dhe qytetarëve.

"E pyetur se çfarë do të ndërmarre Komisioni Evropian nëse, pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, BE-ja përballet me "një Shtëpi të Bardhë më pak miqësore", Fon der Lajen theksoi se gjëja më e rëndësishme është të punohet për ndërtimin e një Evrope të fortë që do të jetë më pak e varur nga të tjerët.

"Është e qartë se ne do të bashkëpunojmë me miqtë dhe aleatët tanë, por gjithashtu do të ndërtojmë forcën tonë dhe do të përforcojmë cilësitë që ka Evropa. Ne do të punojmë shumë për një Evropë të fortë dhe kjo do të jetë premisa mbi të cilën do të veprojmë", tha Fon der Lajen. ls/

Foto: Skrinshot 

 

QËNDRONI TË LIDHUR