• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fon der Lajen: Epilogu nga lufta në Ukrainë do ta përcaktojë ardhmërinë e saj

Fon der Lajen: Epilogu nga lufta në Ukrainë do ta përcaktojë ardhmërinë e saj

Strasburg, 24 prill 2024 (MIA) - Epilogu nga lufta në Ukrainë do ta përcaktojë ardhmërinë tonë, paralajmëroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në fjalimin që e ka mbajtur në seancën plenare të Parlamentit Eropian në Strasburg, kushtuar zgjerimit më të madh të BE-së në histori - me 10, kryesisht ish vende komuniste nga lindja e kontinentit, ajo e ka përshkruar Rusinë si "kërcënim ekzistencial" në Evropë.

"Nëse Rusia e fiton luftën, Evropa më nuk do të jetë e njëjtë", tha Fon der Lajen dhe bëri thirrje për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

"Presidenti rus Vlladimir Putin e kujton vetëm fuqinë. Putini mendon se Evropa nuk do t'i ndihmojë Ukrainës, por gaboi. Ka menduar se Kongresi amerikan nuk do të votojë për ndarjen e ndhmës së re për Ukrainën, por gaboi", tha Fon der Lajen.

Ajo potencoi se Ukraina e ka bërë zgjedhjen e saj evropiane, ndërsa BE-ja e ka bërë zgjedhjen e saj që një ditë ta pranojë vendin si anëtare të saj.

Fon der Lajen i përkushtoi vëmendje rolit kyç të vendeve, të cilat iu bashkangjitën Bashkimit Evropian në vitin 2004 në ndihmën e vendit, të sulmuar nga Rusia.

"Të jetojë Evropa", shtoi Fon der Lajen. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR