• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Emigrantët ilegal të deportohen në qendrat jashtë BE-së

Fon der Lajen: Emigrantët ilegal të deportohen në qendrat jashtë BE-së

Bruksel, 15 tetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kërkoi nga liderët e vendeve të BE-së që emigrantët ilegal të deportohen në qendrat jashtë kufijve të Unionit dhe aty të presin vendimin nëse mund të marrin azil.

Kërkesa vjen gjatë kohës kur në një qendër të tillë në Shqipëri, ka arrit numri i parë ilegal i emigrantëve nga Italia. 

Fon der Lajen këtë e propozoi në letrën drejtuar shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilat takohen në Bruksel të enjten dhe të premten ku theksuan se "BE-ja nuk është efektive në largimin e njerëzve që mbërrijnë ilegalisht në Union, ndërsa për shkak të krizave globale, migrimi do të vazhdojë të jetë problemi më i vështirë që kërkon një zgjidhje urgjente.

Shefja e KE-së qartë theksoi se konflikti ushtarak në Gazë dhe Liban shkakton ikje masive të popullsisë. Për vetëm disa javë kanë ikur mbi një milion, kryesisht në Siri. 

Komisioni Evropian, me kërkesë deri te liderët e Unionit, mbështeti në heshtje kërkesa të tilla nga Hungaria dhe Polonia, të cilat mbyllën kufijtë e tyre për shkak të ardhjes së emigrantëve ilegal nëpërmjet Bjellorusisë, si dhe Franca, qeveria e së cilës kërkoi që migracioni i paligjshëm të ndalohet me deportime dhe të gjitha masat për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, ndërsa Gjermania vendosi kontrollin e kufijve të Shengenit, shkruan Beta.

Liderët e BE-së në samit do të trajtojnë problemin e një fluksi të madh të pakontrolluar të emigrantëve të paligjshëm i cili ka përkeqësuar situatën e brendshme politike në shumicën e vendeve të BE-së dhe ka çuar në ngritjen e forcave të ekstremit të djathtë në Union.

Kryetarja e KE-së porositi liderët e BE-së se është urgjente të ndalohen bandat e krimit të organizuar që të sjellin emigrantë të paligjshëm në kufijtë e Unionit për para, gjë që deri vonë ka qenë pothuajse një temë- tabu, pasi krimi i organizuar depërtoi edhe në organizatat joqeveritare që ndihmonin emigrantët.

Deri në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, fluksi i emigrantëve nga Afrika e Veriut ka rënë në dy të tretat, por ardhja e emigrantëve në Spanjë është rritur me 56 për qind, paralajmëroi Fon der Lajen në një letër drejtuar liderëve të BE-së.

Ajo vuri në dukje një shembull të mirë të bashkëpunimit të BE-së me qeveritë e Tunizisë dhe Libisë në parandalimin e largimit të emigrantëve në vendet jugore të Unionit.

Ajo vlerësoi edhe se "vëmendja që iu kushtua partnerëve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këmbënguljen për harmonizimin e politikës së vizave dhe kthimin e emigrantëve, kontribuoi në reduktimin e ardhjes së emigrantëve" përmes Ballkanit Perëndimor me 79 për qind këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. qa/

Foto: KE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR