• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen e paralajmëroi kandidaturën e saj për mandat të dytë në krye të KE-së

Fon der Lajen e paralajmëroi kandidaturën e saj për mandat të dytë në krye të KE-së

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot e paralajmëroi kandidaturën e saj për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të organit ekzekutiv të BE-së.

""Duhet të mbrohemi nga ndarjet e brendshme dhe të jashtme. Jam e sigurt se kemi forcën për ta bërë këtë, dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes", deklaroi Fon der Lajen në Berlin para anëtarëve të partisë së saj amë, Unioni kristiano-demokratik gjerman (CDU), duke paralajmëruar kandidaturën e saj.

Nominimi zyrtar i Fon der Lajen duhet të konfirmohet në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), anëtare e së cilës është CDU, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bukuresht.

Me këtë i jepet fund spekulimeve disamujore për planet e ardhshme të Fon der Lajen, e cila u përmend edhe si kandidate e mundshme për sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s.

Fon der Lajen është favoritja kryesore për këtë funksion, duke pasur parasysh se pritet që EPP-ja e saj të fitojë më së shumti deputetë në zgjedhjet evropiane në qershor, me ç'rast si partia më e madhe në Parlamentin Evropian do ta ketë të drejtën ta nominojë kryetarin e ardhshëm të Komisionit. 

Për ta fituar mandatin e dytë, Fon der Lajen duhet të nominohet nga liderët e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa zgjehdja e saj duhet të konfirmohet nga Parlamenti evropian në votim publik.

Paralajmërim për mbështetje të kandidaturës së Fon der Lajenit tashmë paralajmëruan kryeministrat e  Finlandës, Petri Orpo, Suedisë, Ulf Kristerson, Letonisë, Evika Silinja dhe Lituanisë, Ingrida Shimonite, të cilët vijnë nga radhët e partive të saja simotra në EPP, por gatishmëri për ta mbështetur rizgjedhjen e saj sinjalizoi edhe kryeministri socialist spanjoll, Pedro Sançez.

Kundërshtim i mundshëm ndaj mandatit të dytë të Fon der lajenit pritet eventualisht nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, partia e të cilit, Fides ishte përjashtuar nga EPP-ja dhe i cili e kritikon KE-në për bllokadë të miliarda eurove nga fondet e BE-së dedikaur Hungarisë. orban kohë më aprë deklaroi se Hungaria "duhet t'i thotë jo modelit të tanishëm evropian të ndërtuar në Bruksel".

Kyçe për rizgjedhjen e Fon der Lajenit mund të jetë mbështetja e kryeministres italiane. Xhorxha Meloni, retorika e fuqishme e së cilës anti-emigracionit dukshëm u zbut pas kontakteve të shpeshtuara me kryetaren e KE-së dhe nga një djathtiste ekstreme u transformua në konservatore të matur. Në kushte të ngritjes në pritje të partive djathtiste në PE, mbëdhtetja nga Meloni mund të jetë kyçe për rizgjedhjen e Fon der Lajenit.

Fon der Lajen, e cila ishte ministre në të katër qeveritë e ish-kandcelares gjermane, Angela Merkel, është gruaja e parë në krye të Komisionit evropian. Ajo ishte kandidatja e kompromisit për këtë funksion në vitin 2019, pasi që "shpicenkandidati" i EPP-së, Manfred Veber nuk u mbështet nga liderët e vendeve anëtare të BE-së për kryetar të KE-së.

Ajo ndonjëherë kritikohej se ka "stil imponues të udhëheqjes", që shkaktoi tensione me disa nga liderët e BE-së, por edhe se ka ambicie për rritje të fuqisë së pushtetit ekzekutiv të BE-së. Fon der Lajen shkaktoi reagime në BE kur vitin e kaluar në tetor, gjatë vizitës në Tel Aviv e potencoi të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga Hamasi, pa cekur se përgjigja ushtarake duhet të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Megjithatë, gjatë mandatit të saj, ajo në mënyrë drastike i zgjeroi fuqinë dhe ambiciet e BE-së, duke filluar tranzicione të mëdha, si ato drejt ekonomisë së gjelbër dhe digjitale, rishqyrtim të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit dhe përforcim të sigurisë së saj ekonomike, si dhe furnizime të përbashkëta të vaksinave dhe financim të dërgesavet të armëve.

Asaj i referohet edhe merita për unitetin e përforcuar të BE-së në kushte të peisazhit të ndryshuar politik në Evropë dhe paqartësisë gjeopolitike, mbajtja e të cilit pritet të jetë sfidë kryesore gjatë mandatit të saj të mundshëm të dytë. ab/ 

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR