Fon der Lajen e mbështeti nismën paqësore të Trampit nëse sjell paqe të përhershme dhe të qëndrueshme
- – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot shprehu mbështetje për nismën e presidentit amerikan Donald Tramp, nëse kjo nënkupton arritjen e paqes së përhershme në Ukrainë, me garanci të sigurisë dhe nën kryesimin e Uashingtonit.
- Post By Fitore Curri
- 20:42, 25 shkurt, 2025

Bruksel, 25 shkurt 2025 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot shprehu mbështetje për nismën e presidentit amerikan Donald Tramp, nëse kjo nënkupton arritjen e paqes së përhershme në Ukrainë, me garanci të sigurisë dhe nën kryesimin e Uashingtonit.
“Mbështetja për Ukrainën është në interes të Evropës. Nëse përgjigja jonë është e dobët, kjo do të sjellë konflikte të reja dhe do t’i inkurajojë regjimet autoritare”, deklaroi fon der Lajen në konferencë për media në Bruksel.
Ajo bëri thirrje për rritje të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Kievin dhe theksoi se Rusia duhet të detyrohet të pranojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të zbatueshme paqësore.
Fon der Lajen, gjithashtu, theksoi se BE-ja duhet të riafirmohet në sektorin e mbrojtjes, që përfshin zhvillim të mbrojtjes kundërraketore, prodhimin e fluturakeve pa pilot dhe rritjen e buxhetit për industrinë ushtarake. Gjatë kësaj, ajo paralajmëroi mundësi që Banka Evropiane e Investimeve të financojë projekte ushtarake. fc/
Fotografia: Arkivi