• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen e dënoi plagosjen e kryeministrit sllovak Fico

Fon der Lajen e dënoi plagosjen e kryeministrit sllovak Fico

Bruksel, 15 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e dënoi sulmin e "poshtër" ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.

"E dënoj ashpër sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico," shkroi Fon der Lajen në Iks.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët”, shtoi ajo.

“Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij”, tha Fon der Lajen. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR