• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Do të vazhdoj ta mbroj tranzicionin e të ndershëm ndaj energjisë së gjelbër dhe një union të fortë gjeopolitik

Fon der Lajen: Do të vazhdoj ta mbroj tranzicionin e të ndershëm ndaj energjisë së gjelbër dhe një union të fortë gjeopolitik

Bruksel, 13 shtator 2023 (MIA) - Ursula fon der Lajeni sot në fjalimin e saj vjetor para Parlamentit Evropian i  mbrojti rezultatet që ka arritur si kryetare e Komisionit Evropian, duke thënë se ka punuar në promovimin dhe do të vazhdojë ta mbrojë transzicionin e ndreshëm ndaj energjisë së gjelbër, unionit të fortë gjeopolitik dhe konkurrencë korrekte me botën, raportuan mediat britanike. 

 Fon der Lajeni, e cila pritet të kandidohet për një mandat të dytë vitin e ardhshëm si shefe  e pushtetit ekzekutiv të BE-së, tha se ajo dhe ekipi i saj kanë përmbushur më shumë se 90 për qind të premtimeve që i ka dhënë kur e mori  udhëheqjen e Komisionin Evropian në vitin 2019.

 "Shikoni ku është Europa sot. Jemi dëshmitarë të lindjes së një aleance gjeopolitike, duke mbështetur Ukrainën, duke kundërshtuar agresionin rus, duke iu përgjigjurur agresivitetit të Kinës dhe duke investuar në partneritete", theksoi fon der Lajeni.

 Ajo shtoi se "tani kemi një marrëveshje të gjelbër evropiane që është thelbësore për ekonominë tonë dhe e pakrahasueshme në ambicien e saj".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR