Fon der Lajen dhe Borelli e akuzuan presidentin rus për vdekjen e Navallnit
- Autoritetet evropiane sot e kanë akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:15, 16 shkurt, 2024
Bruksel, 16 shkurt 2024 (MIA) - Autoritetet evropiane sot e kanë akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni.
Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen, në "X" deklaroi se është thellësisht e shqetësuar dhe e mërzituar nga lajmi për vdekjen e Navallnit dhe vlerësoi se Putini nuk i frikësohet asgjëje më shumë se kundërshtimi nga populli i tij.
"Kujtesë e zymtë për atë se çfarë janë Putini dhe regjimi i tij", tha Fon der Lajen në rrjetin social "X" dhe bëri thirrje për unitet në luftën për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e atyre që guxojnë të qëndrojnë kundër autokracisë.
Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borell, deklaroi se është i shokuar nga lajmi për vdekjen e Navallnit, të cilin e quajti "njeri i guximshëm, i cili kushtoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë qytetare".
"Derisa presim informacione shtesë, të jemi të qartë: kjo është përgjegjësi e vetme e Putinit", deklaroi Borelli në rrjetin social "X". qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s