• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Britania është në rrugën e ribashkimit në BE

Fon der Lajen: Britania është në rrugën e ribashkimit në BE

Bruksel, 29 nëntor 2023 (MIA) - Britania e Madhe është në një rrugë të qartë për t'u ribashkuar me BE-në, tha kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe u bëri thirrje të rinjve të anulojnë Breksit-in.

Ajo në ndarjen e çmimeve  POLITIKO 28 në Bruksel theksoi se u tha fëmijëve të saj se i takon brezit të ardhshëm të "korrigjojë" gabimin me Breksit-in.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, nuk pajtohet se Breksiti duhet të "rregullohet".

Ai deklaroi se Britania "ka një kryeministër që ka mbrojtur Breksit -in përpara se të jetë në interes të karrierës së tij, sepse ai beson në të me pasion".

Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve në Britaninë e Madhe do të mbështesnin hyrjen e sërishme në BE nëse do të kërkohej në referendum", shkruan Politiko. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR