• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: BE-ja dëshiron ta rrisë prodhimin e municioneve edhe për Ukrainën edhe për vete

Fon der Lajen: BE-ja dëshiron ta rrisë prodhimin e municioneve edhe për Ukrainën edhe për vete

 Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) –  Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni sot tha   se BE-ja mund të jetë partner me industrinë ushtarake që ta rrisë prodhimin e municionit për Ukrainën dhe për t'i ripërtërirë rezervat e veta

Ajo e krahasoi këtë plan me atë që bëri Unioni gjatë pandemisë kur ishte e nevojshme të prodhoheshin sasi të mëdha vaksinash kundër koronavirusit. 

"Do të mund të mendojmë për marrëveshje të mëdha të cilat do t'u mundësojnë kompanive të mbrojtjes të investojnë në linjat e prodhimit për ta shpejtuar prodhimin dhe t'i rrisin  sasitë që mund t'i  dorëzojnë," tha Fon der Lajeni në Konferencën e Sigurisë në Munih. 

 Ajo theksoi se Unioni nuk mund të presë me muaj dhe vite për t'i ripërtërirë   rezervat  ushtarake të tij  ose të dërgojë predha të kalibrit të madh në Ukrainë.

 “Tani është koha që të rritet prodhimi në atë që i duhet Ukrainës, siç janë municionet e standardizuara”, tha Fon der Lajeni. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR