• e premte, 08 nëntor 2024

Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më afër BE-së

Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më afër BE-së

Bruksel, 24 prill 2024 (MIA) - Më 1 maj 2004, paraardhësi im Romano Prodi shqiptoi fjalë profetike se po zbatohet zgjerimi i pestë dhe më i madh në historinë e Unionit, i cili edhe nuk do të jetë i fundit dhe kishte të drejtë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në fjalimin para Parlamentit Evropian në Strazburg në ceremoninë me rastin e 20 vjetorit të pranimit të 10 anëtarëve të rinjë në BE në vitin 2004.

"Që atëherë, edhe tre vende të tjera i janë bashkuar Unionit tonë, Sot, dëshira për t'u bashkuar Evropa dhe të rrumbullakoset Unioni ynë është më e rëndësishme se kurrë më parë. Ballkani Perëndimor është gjithnjë e më afër nesh. Kemi marrë një vendim historik për të filluar negociatat me Ukrainën dhe Molldavinë, ndërsa populli i Gjeorgjisë nuk i fsheh endrrat e tij evropiane", tha Fon der Lajen.

Sipas saj, pranimi i Estonisë, Qipros, Letonisë, Lituanisë, Maltës, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke në BE më 1 maj 2004 nuk ishte vetëm lindja e një Unioni më të madh, por edhe lindja e një epoke të re.

"Ishte një natë premtimi, sepse Evropa është një premtim: një premtim që të gjithë evropianët mund të jenë zotër të fatit të tyre. Premtimi për liri dhe stabilitet, paqe dhe prosperitet dhe në 20 vitet në vijim ky premtim është realizuar, theksoi kryetarja e KE-së.

 

Ajo theksoi se këto 10 vende që atëherë janë transformuar ndjeshëm, ekonomitë e tyre janë rritur, prodhimi bujqësor është trefishuar, ndërsa papunësia është përgjysmuar. 

"Fuqia e Evropës, së bashku me zgjuarsinë tuaj, ka sjellë një mrekulli të vërtet ekonomike në të gjitha vendet tuaja, Evropa ju ka bërë më të fortë. Por ju gjithashtu e keni bërë Evropën shumë më të fortë", shtoi Fon Der Lajen.

Ajo në fjalimin e saj iu referua edhe ngjarjeve aktuale, duke theksuar se ajo që po ndodh në Ukrainë do të formësojë përgjithmonë të ardhmën e Unionit.

"Nuk mund të anashkalojmë dhe nuk mund të injorojmë se Rusia është një kërcënim ekzistencialë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropë, tha Fon der Lajen, duke shtuar se nëse presidenti rus Vlladimir Putin fiton në Ukrainë, kjo jo vetëm që do të ndryshojë hartën e Evropës, por edhe rrjedhën e historisë evropiane.

Që të parandalohet kjo, sipas kryetares së KE-së, është e nevojshme që Ukraina të furnizohet me mjete që i nevojiten për mbrojtje. 

 

"Që të mund Evropa të përcaktojë të ardhmën e saj, ashtu si 20 vjet më parë. Ukraina duhet të fitojë", theksoi Fon der Lajen.

Sipas saj, Ukraina e ka bërë zgjedhjen e saj evropiane, ndërsa BE-ja e bëri zgjedhjet e saj ukrainase dhe vendimet që do të miratohen në javët, muajt dhe vitet e ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen e Evropës.

"Për këtë arsye, së bashku, të qëndrojmë të bashkuar. Të qëndrojmë të fortë me Ukrainën. Dhe të mbetemi ambiciozë për zgjerimin dhe reformat. Kështu edhe njëherë do ta përmbushim atë premtim evropian, ashtu siç bëmë 20 vjet më parë. Të rrojë brezi i vitit 2004. Të rrojë Evropa", përfundoi Fon der Lajen.

Në ceremoni u drejtuan edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, bartësit e posteve më të larta shtetërore ose qeveritare në vendet që u bënë anëtare të BE-së në vitin 2004 ose përfaqësues të tyre, si dhe anëtarët e grupeve aktuale parlamentare në Parlamentin Evropian. ls/ 

Foto: EBS

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR