• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Aspirantët për anëtarësim t'i afrojmë shumë më shpejtë af[r BE-së

Fon der Lajen: Aspirantët për anëtarësim t'i afrojmë shumë më shpejtë af[r BE-së

Bruksel, 21 gusht 2023 (MIA) - Miqtë tanë, aspirantë për anëtarësim në BE, duhet t'i afrojmë drejt nesh shumë më shpejtë, kumtoi në Iks kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në prag të darkës së sotme joformale që e organizon kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtare të Unionit nga rajoni, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Më vjen mirë që ndodhem në Athinë për të biseduar për perspektivën evropiane të fqinjëve tanë dhe partnerëve nga Lindja dhe Ballkani Perëndimor. Do të vazhdojmë t'i rrëzojmë barrierat mes rajoneve tona", theksoi Fon der Lajen në kumtim.

Në darkën joformale që do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës nga Selaniku", do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe jakov Millatoviq, si dhe kryeministrat e BeH-së - Borjana Krishto, Kosovës - Albin Kurti, Bullgarisë - Nikollaj Denkov, Rumanisë - Marçel Çollaku dhe Kroacisë - Andrej Plenkoviq.

Sipas paralajmërimeve, kryeministri Kovaçevski në margjina të tubimit do të ketë takim me Fon der Lajen, e cila, siç paralajmëroi, prej së afërmi do të mund të informohet nga ai për rrjedhën e ndryshimeve kushettuese. ab/

Foto: МIА Arkivi/ Iks

QËNDRONI TË LIDHUR