• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Është e papranueshme dhuna e ekstremistëve në Bregun Perëndimor

Fon der Lajen: Është e papranueshme dhuna e ekstremistëve në Bregun Perëndimor

Aman, 19 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e dënoi "dhunën e papranueshme të ekstremistëve në Bregun Perëndimor" dhe përsëriti mbështetjen e BE-së për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme përmes krijimit të dy shteteve - atë izraelitë dhe palestinezë, njofton DPA.

"Ne jemi dakord se cikli i dhunës duhet të ndërpritet. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të arritur paqen”, shkroi Fon der Lajen në rrjetin social Iks, dikur Tuiter.

Më herët ajo u takua me mbretin jordanez Abdulla i Dytë dhe tha se BE do të bashkëpunojë me Jordaninë për të rritur ndihmën humanitare që arrin në Rripin e Gazës.

"Do të bashkëpunojmë me Jordaninë që të sigurojmë ndihmën e nevojshme humanitare për Gazën", ka thënë Fon der Lajen.

 

QËNDRONI TË LIDHUR