• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fon del Lajn për drithërat ukrainase: Nga masat e njëanshme kanë dobi kundërshtarët e Ukrainës

Fon del Lajn për drithërat ukrainase: Nga masat e njëanshme kanë dobi kundërshtarët e Ukrainës

Bruksel, 19 prill 2023 (MIA) - Problemet e bujqve në vendet që kufizohen me Ukrainën për shkak të importit të drithrave të lira ukrainase mund të zgjidhen vetëm me qasje të përbashkët, evropiane, pasi nga masat e njëanshme kanë dobi vetëm kundërshtarët ukrainas, thuhet në letrën e kryetares së Komisionit, Ursula fon der Lajen për liderët e pesë vendeve-anëtare.

"Duke e pasur parasysh tregun tonë të vetëm dhe unionin tonë doganor, nevojitet qasje e përbashkët evropiane për zgjidhjen e këtyre problemeve që janë rezultat i faktorëve të ndryshëm. Masat e njëanshme mund të kenë vetëm dobi për kundërshtarët e Ukrainës dhe nuk duhet ta minojnë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën", qëndron në përgjigjen e kryetarit të Komisionit në letrën që paraprakisht ia dërguan liderët e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, majin e kaluar Bashkimi Evropian i pezulloi taksat doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Ukraina për një vit. Për shkak të bllokadës ruse në portet e Detit të Zi, BE i organizoi të ashtuquajturat "korsi solidariteti" në pikat kufitare me Ukrainën për kalimin më të shpejtë të drithërave të Ukrainës në vendet e treta. Por një pjesë e mirë e këtyre drithërave përfunduan në magazinat e vendeve anëtare të BE-së, që janë fqinjë me Ukrainën, gjë që çoi në ulje të çmimeve dhe pakënaqësi të fermerëve të tyre.

Polonia, e cila ka zgjedhje parlamejntare dhe ku koalicioni në pushtet në masë të madhe varet nga mbështetja e popullatës në rajonet rurale, e para vendosi ndalesë të importit të drithrave ukrainase.

Nga Komisioni Evropian potencojnë se probleme të mëdha për transitin e podukteve bujqësore ukrainase në vendet e treta janë shpenzimet logjistike të cilat ngjiten deri në 40 për qind të vlerës së mallit. 

Fon der Lajen të mërkurën paralajmëroi se është duke përgatitur pako shtesë prej 100 milionë eurosh për t'i ndihmuar bujqit në këto vende. Muajin e kaluar Komisioni i ndau 56,3 milionë euro për bujqit në këto vende.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR