• e premte, 27 dhjetor 2024

FMN paralajmëron korrigjime "kaotike" në çmimet e paluajtshmërive në Evropë

FMN paralajmëron korrigjime

Uashington, 28 prill 2023 (MIA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sot paralajmëroi  për korrigjime të mundshme “kaotike” në çmimet e paluajtshmërive banesore në Evropë, derisa  rajoni lufton ta   frenojë inflacionin e lartë.

Në projeksionet e saj të fundit ekonomike rajonale për Evropën, FMN-ja theksoi se në disa tregje evropiane të paluajtshmërive tashmë është në vijim një korrigjim në rënie të çmimeve,  por se rënia e tyre mund të përshpejtohet pasi bankat qendrore rrisin në ënyrë shtesë normat e interesit. 

“Korrigjimet e parregulluara në tregjet e paluajtshmërive mund të ndodhin edhe madje nëse shmangen vështirësitë më të gjera financiare. Korrigjimi i tregjeve të paluajtshmërive  tashmë është në vijim në disa vende evropiane, për shembull në Republikën Çeke, Danimarkë, si dhe në Suedi, ku çmimet e paluatjshmërive benesore kanë rënë për më shumë se gjashtë për qind në vitin 2022," theksohet në kumtesën e FMN-së. 

"Rënia e çmimeve të paluajtshmërive mund të përshpejtohet nëse tregjet i llogarisin rreziqet inflacioniste dhe nëse kushtet financiare shtrëngohen më shumë se sa pritej. Një rënie e tillë e çmimeve do të kishte efekte negative ndaj amvisërive dhe bilanceve të bankave”, shtojnë nga atje.

Pagesat e hipotekave, gjithashtu  mund të rriten pasi bankat qendrore i rrisin normat e interesit në një përpjekje që ta ulin inflacionin. Si rezultat i kësaj, mbajtësit e hipotekave mund të kenë më pak të ardhura të disponueshme për shpenzim, ndërsa në disa raste madje arrijnë në pikën ku nuk mund t'i shlyejnë ato hua. Bankat, gjithashtu, do të mund të  përballen me probleme, në kushtet kur nuk kthehen kreditë e marra.

 

 

 

 

Të dhënat e shërbimit statistikor evropian Eurostat tregojnë rënie të çmimeve të paluajtshmërive banesore për herë të parë që nga viti 2015. Në tremujorin e katërt të vitit 2022, çmimet e paluajtshmërive banesor në BE ranë me 1.5 për qind krahasuar me tre muajt paraprak.

 “Problemet e përgjithshme me çmimet e paluatshmërive banesore  janë të pranishme në të gjitha fushat, jo vetëm në vendet me hua më të larta dhe duhet të zgjidhen përmes mbikëqyrjes. Ata duhet të trajtohen me teste stresi, duhet të vëzhgohen me shumë kujdes”, deklaroi për Si-En-En-in në Suedi Alfred Kamer, drejtor i Departamentit Evropian i FMN-së.

Në të njëjtën kohë, FMN-ja sot i bëri thirrje Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të vazhdojë  t'i rrisë  normat e interesit deri në mesin e vitit 2024, ndërsa ministrave të financave të BE-së ta shtrëngojnë politikën fiskale, në një përpjekje të koordinuar për uljen e inflacionit të lartë.

Kameri në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të financave të BE-së dhe guvernatorëve të bankave qendrore se inflacioni  shkakton  shqetësimi më të madh.

 “Rekomandimi ynë kryesor është të fitohet inflacioni, ndërsa kjo do të thotë se duhet të përdorim instrumentin e politikës monetare. Për BQE-në kjo do të thotë shtrëngim shtesë, shtrëngim për një periudhë më të gjatë kohore, vlerësojmë deri në mesin e vitit 2024, me qëllim që të sillet inflacioni në nivelin e synuar diku në vitin 2025”, tha Kameri.

 “Inflacioni është një tatim, veçanërisht për të varfërit dhe duhet të zgjidhet”, tha Kameri.

 Në mars inflacioni vjetor në 20 vendet e eurozonës ishte 6.9 për qind, por inflacioni bazë, i cili përjashton luhatjet e mëdha të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, ishte edhe më i lartë dhe ishte 7.5 për qind.

Për uljen e inflacionit deri në qëllimin prej 2 për qind, BQE  në mënyrë agresive i rrit normat e interesit, duke i rritur ato nga zero në mesin e vitit 2022 në 3.5 për qind në takimin në mars, por pak tregje presin që shtrëngimi të vazhdojë edhe pas vitit  2023. ar/

 Foto: Tuiter printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR