• e enjte, 26 dhjetor 2024

FMN: Na pret rritje e ngadalësuar globale

FMN: Na pret rritje e ngadalësuar globale

Uashington, 12 prill 2024 (MIA) - Ekonomia botërore në të ardhmen do të ballafaqohet me rritje anemike. Rritja globale e BPV deri vitin 2029 do të mbahet në disa decimale mbi tre për qind, që është për rreth një për qind më pak se mesatarja 20-vjeçare para pandemisë, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Gjatë takimit pranveror të institucioneve financiare në SHBA, drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva theksoi se duhet më shumë të bëhet në fushën e produktivitetit.

Nga FMN-ja njoftojnë se shkalla globale e rritjes vazhdimisht ngadalësohet që nga kriza globale në periudhën 2008-2009 dhe ka bërë thirrje në intervenim politik për t'u ndryshuar ky trend. Rritja e ulët globale do të ndikojë në standardin e jetesës së njerëzve dhe do ta rritë pabarazinë ekonomike mes vendeve. Zvogëlimi i rritjes nga kriza financiare deri sot ka të bëjë fillimisht me shpërndarjen e mjeteve. Shpërndarja joefikase e resurseve mes kompanive e ka zvogëluar produktivitetin, njofton "Seebiz".

Pa rritjen e produktivitetit në nivel global, hulumtimi më i ri nga Uashingtoni tregon në ngadalësimin e konsiderueshëm në vendet e zhvilluara, që në kombinim me rritjen e borxhit publik mund të krijojë një rreth vicioz.

FMN-ja njofton se shkalla globale e rritjes vazhdimisht ngadalësohet nga kriza financiare globale 2008-2009 dhe bëri thirrje në intervenime politike që të ndryshohet ky trend. Testi e ulët global me siguri do të ndikojë në standardin e jetesës dhe do t'i rrisë pabarazitë ekonomike mes vendeve, thonë në FMN.

Zvogëlimi i rritjes nga kriza financiare deri sot FMN-ja ia ka përshkruar para së gjithash shpërndarjes së keqe të mjeteve. Shpërndarja joefikase e resurseve mes kompanive e "rënoi" produktivitetin.

"Të mos kishte gabime në shpërndarjen e mjeteve, faktori i përgjithshëm i produktivitetit ka mundur të jetë 50 për qind më i madh, ndërsa ngadalësimi i rritjes do të ishte më pak serioz", thuhet në raportin e FMN-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR