• e enjte, 26 dhjetor 2024

FMN miratoi 900 milionë dollarë amerikanë për Ukrainën

FMN miratoi 900 milionë dollarë amerikanë për Ukrainën

Uashington, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbrëmë miratoi pagesë të 900 milionë dollarëve amerikanë për Ukrainën dhe për nevojat e saj gjatë agresionit rus ndaj shtetit.

"Ky është revizioni i dytë i programit kreditor për Ukrainën...Edhe krahas kohërave delikate dhe situatës së vështirë, ekonomia ukrainase u tregua si rezistente madje edhe gjatë pushtimit rus dhe agresionit që po vazhdon. Pres vazhdimin e rikuperimit, ndërsa kyçe në tërë këtë punë është financimi i jashtëm, që duhet të vazhdojë me kohë dhe në bazë të parashikueshme", tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Autoritetet ukrainase mund menjëherë ta tërheqin këtë ndihmë prej 900 milionë dollarëve amerikanë, qël i ka rritur mjetet e përgjithshme të FMN-së për Ukrainën këtë vit në 4,5 miliardë dollarë amerikanë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR