• e enjte, 26 dhjetor 2024

FMN dhe Ukraina arritën një marrëveshje parimore për pagesën e 880 milionë dollarëve

FMN dhe Ukraina arritën një marrëveshje parimore për pagesën e 880 milionë dollarëve

Uashington, 23 shkurt 2024 (MIA) - Persona zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Ukrainës dje arritën një marrëveshje të nivelit të stafit për politikat e përditësuara ekonomike, duke hapur rrugën për lirimin e rreth 880 milionë dollarëve pasi të miratohen nga bordi ekzekutiv i FMN-së, kumtoi Fondi.

Marrëveshja erdhi pas takimeve gjashtëditore midis përfaqësuesve zyrtarë ukrainas dhe stafit të FMN-së në Varshavë, Poloni, si pjesë e rishikimit të tretë të marrëveshjes 4 vjeçare të Ukrainës për EFF (Extended Fund Facility) aranzhmanin me FMN-në.

Takimet iu kushtuan rishikimit të tretë të programit 4-vjeçar për financim të Ukrainës nga FMN, i cili kap vlerën e 15,6 miliardë dollarëve.

FMN theksoi se Ukraina po përparon në kuadër të programit dhe se Kievi i ka përmbushur të gjitha kërkesat strukturore në kuadër të revizionit, duke i munguar vetëm një pikë sasiore referimi. Fondi, gjithashtu, kumtoi se ekonomika ukrainase tregoi një rritje të fortë, rënie të inflacionit dhe rritje të rezervave vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, megjithatë, FMN thotë se perspektivat për këtë vit janë mjaft të zymta, duke pasur parasysh luftën e vazhueshme me Rusinë. ls/ 

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR