Fluturakja kozmike indiane "Çandrajan-3" me sukses është ulur në Hënë
- India sot ka shkruar histori pasi fluturakja e saj kozimike "Çandrajan-3" (Chandrayaan-3) me sukses u ul në afërsi të Polit Jugor të Hënës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:03, 23 gusht, 2023
Nju-Delhi, 23 gusht 2023 (MIA) - India sot ka shkruar histori pasi fluturakja e saj kozimike "Çandrajan-3" (Chandrayaan-3) me sukses u ul në afërsi të Polit Jugor të Hënës.
Me këtë akt, India u bë vendi i parë që me sukses zbarkoi një fluturake kozmike pranë Polit të Jugut të Hënës.
Ky vend aziatik papritur pati një shans me shkronja të arta ta shkruajë, historinë e eksplorimit kozmik, pasi Rusia me një përpjekje të ngjashme të shtunën e humbi kontaktin me fluturaken "Luna 25", ndërsa të dielën më 20 gusht publikoi se është rrëzuar në Hënë.
Megjithatë, kjo nuk ishte përpjekja e parë e Indisë të zbresë në Hënë. Vendi më i populluar në botë përjetoi një pengesë në vitin 2019, kur fluturakja kozmike "Çandrajan-2" pati probleme gjatë zbritjes, pas së cilës “ngeci” në tokë.
Foto: EPA