• e enjte, 26 dhjetor 2024

Flamuri i Suedisë vendoset para selisë së NATO-s

Flamuri i Suedisë vendoset para selisë së NATO-s

Bruksel, 11 mars 2024 (MIA) - Me intonimin e himnit kombëtar të Suedisë sot para selisë së NATO-s në Bruksel është ngritur flamuri suedez, ndërsa ceremonia vijoi pas konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit suedez Ulf Kristerson dhe Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

"Suedia është kthyer në shtëpi", tha Kristerson, transmeton servisi publik suedez SVT.

Suedia ka dorëzuar kërkesë për anëtarësim në NATO në maj të vitit 200, ndërsa hyrja e saj në Alenacë ishte bllokuar nga Hungaria për shkak të kritikave të Stokholmit për qeverisjen ligjore të vendit. 

Parlamenti hungarez në fund të shkurtit ratifikoi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, ndërsa me 5 maj ligji është nënshkruar nga presidenti hungarez.

Para kësaj, Kristerson ka vizituar Budapestin kur është nënshkruar marrëveshja për blerjen e katër aeroplanëve suedez nga Hungaria. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR