• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Flamuri i opozitës siriane u vendos në ndërtesën e ambasadës në Moskë

Flamuri i opozitës siriane u vendos në ndërtesën e ambasadës në Moskë

Moskë, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Flamuri i opozitës siriane është vendosur në ndërtesën e përfaqësisë diplomatike të atij vendi në Moskë.

Mediumet ruse paraprakisht kumtuan se nga ndërtesa e ambasadës siriane në Moskë janë mënjanuar flamuri standard sirian dhe tabla me emrin e misionit diplomatik.

Sipas informatave, sigurimi i ambasadës nuk është shtuar, dritat në ndërtesë nuk janë kyçur, ndërsa situata është e qetë.

Parprakisht, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov dekalroi se Rusia ka miratuar azil politik të presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al Asad dhe familjes së tij dhe se atë vendim e ka sjellë presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

"Kuptohet, vendimet e tilla nuk mund të sillen pa shefin e shtetit", tha Peskov.

Mediumet ruse mbrëmë kumtuan se Asad ka arritur në Moskë dhe ka marrë azil në Rusi. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR